Kandidati Gjoni në takim me të rinj: “Ora e llogaridhënies po afron”

229

Kandidati demokrat për Bashkinë e Lezhës, Dr. Pashk Gjoni ka postuar në faqen e tij zyrtare fotot nga një takim që ai ka zhvilluar me të rinj.

Lexojeni të plotë mesazhin me të cilin i ka përcjellur fotot kandidati demokrat:

Më 14 Maj, Bashkia Lezhë i kthehet qytetarëve të saj 🇦🇱

Askush nuk mund të ndalojë ndryshimin, aq më pak ata që si lidhë asgjë me Lezhën. Mbeten pakicë e pa votuar, edhe më pak të besuar se kur kandiduan të vetëm para 4 vitesh dhe u braktisën masivisht nga votuesi lezhianë.

Ora e llogaridhënies së tyre para banorëve të Lezhës po ofron.

Ne do të fitojmë, i kthejmë dinjitetin e qeverisjes lokale qytetit të Besëlidhjes duke e trajtuar si shtëpinë tonë të madhe të përbashkët 🇦🇱✌️