Kandidati Gjoni: “Me Ilir Metën dhe strukturat për fitoren me 14 Maj”

153

Kandidati për Bashkinë e Lezhës, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nën siglën e Partisë së Lirisë të Metës, ka bërë publike pak minuta mëparë fotot e takimit të sotëm me kreun e PL, dhe një mesazh bashkëngjitur me to:

Bashkë fitojmë ✌️

Me kreun e PL z.Ilir Meta, zhvilluam një takim me strukturat tona për fitoren e 14 Majit.

Çdo votues i Lezhës është i ftuar të kontribuojë në ndryshimin e nisur për një të ardhme më të mirë.

Lezha ka gjithçka që i duhet për të garantuar mirëqënien për banorët e saj. Unë garantoi secilin prej tyre se, do të jem si një ndër ta që do i shërbejë së ardhmes me dinjitet.