Kandidati Gjoni ka zhvilluar pak ditë mëparë një takim me strukturat e FRPD në Lezhë.
Në këtë takim mori pjesë edhe kreu i FRPDSh Besat Xhaferri dhe deputetja Metaliaj.
Ai ka bërë publike fotot e këtij takimi të cilat i ka shoqëruar me këtë mesazh:
E ardhmja e Lezhës do të jetë e re, rinija do të jetë lokomotiva e ndryshimit dhe kontributore e fitores sonë.
Ne do t’i japim të gjithë vëmendjen tonë politikave që mbështesin të rinjtë dhe që frenojnë largimin e tyre.
Lezha i ka të gjitha mundësitë që të rinjve tu sigurojë të ardhmen duke iu dhënë përgjegjësi sipas meritokracisë dhe barazisë.
Në takimin që pata me FRPD e Lezhës ku merrte pjesë dhe kreu i FRPDSH-së, z. Besart Xhaferri dhe deputetja znj.Lindita Metaliaj, garantova se si kryetar bashkie pas 14 Majit, zëri i rinisë do të dëgjohet si kurrë më parë dhe se problematikat që do të evidentojnë do të jenë pjesë e zërit buxhetor.
Të gjithë për Lezhën,shtëpinë tonë të përbashkët ✌️🇦🇱