Kandidati Gjoni: “Kemi fakte, do t’i bëjmë publike…”

269

Kandidati Gjoni ka njoftuar ditën e sotme ngritjen e Shtabit Qëndror demokrat, i cili do të koordinojë lëvizjet e tyre për garën e 14 Majit.

Lexojeni të plotë statusin e tij:

Me konstituimin e Shtabit Qëndror demokratët deri më 14 Maj, kanë mbi supe përgjegjësinë për të takuar shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe fshat më fshat çdo banorë për të shpalosur idetë tona dhe programin tonë qeverisës lokal.

Nuk mjafton vetëm fitorja të cilën as që diskutojmë, por mbi të gjitha detyra jonë është të bindim çdo banorë se nuk bëhët fjalë për ndërrim karrigesh, pasi misioni ynë është krejt tjetër.

Për të garantuar çdo banorë se nuk do të bëjmë asnjë diferencim si ata që drejtojnë bashkinë prej katër vitesh në shpërndarjen e investimeve.

Nuk do të veprojmë si ata të cilët dihet botërisht si kanë abuzuar në shpërndarjen e fondeve të tërmetit, me taksat e qytetarëve, me emërime politike duke larguar qindra të rinj profesionist.

Përmes denoncimeve me fakte do iu dëshmojë banorëve se, fasadat kanë qënë mjet propagande për të errësuar realitetin.

Atë realitet që ka detyruar qindra familje të braktisin vendlindjen nga politikat mjerane të qeverisjes lokale dhe qëndrore nga rilindja.

Modeli jonë qeverisës pas 14 Majit, do të jetë krejt ndryshe nga modeli i atyre që edhe kur garuan të vetëm në 2019, nuk u votuan nga banorët e Lezhës.

Bashkë për Lezhën, i kthejmë dinjitet qeverisjes lokale, qytetarit shërbimin e kërkuar dhe së ardhmes, shpresën dhe besimin 🇦🇱✌️