Kandidati Partisë Demokratike Dr. Pashk Gjoni ka rishpërndarë një status të deputetes Metaliaj, nëpërmjet të cilit synojnë të ripërqëndrojnë vëmendjen tek diçka që i përket të shkuarës. Dosja 184.
Pra sot, ndoshta dy figurat më të larta të demokratëve të Lezhës, në vend që të publikojnë një program në lidhje me atë sesi Lezha do të zhvillohet dhe do të bëhet më e mirë në ardhmen, kanë vendosur të merren me të shkuarën, një dosje e cila tashmë është në duart e institucioneve që kanë për të detyrë të merren me atë çështje.
Padashur të bëjmë këshilltarët apo sugjeruesit sesi ata dëshirojnë t’i qasen garës për 14 Majin, mëposhtë po sjellin reagimin e tyre të plotë:
Të fyejnë dhe ndihen të fyer !
Nuk keni asnjë shans të keqpërdorni dhe te propagandoni të pavërtetat!
E kuptojmë që jeni në hall të madh por nuk ju ndihmojmë dot !
Personazhet e dosjes 184 nuk i lidhë asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj.
Dhe kjo është fakt !
Janë pakicë e pa votuar,është një tjetër fakt .
I njeh Lezha dhe mbarë Shqipëria se çfarë përfaqësojnë.Nuk i shpëton dot gjuha përçarëse që kërkojnë të fusin mes banorëve të të gjitha krahinave që kontribuojnë për Lezhën.
Besëlidhjen e Lezhës nuk ua kujtojnë dot lezhjanëve ata që tjetërsojnë vullnetin e sovranit apo dhe historinë e qytetit ku kanë paralajmëruar edhe shembjen e stadiumit “Besëlidhja”.
Lezha do ju japë ndëshkimin më të madh në histori më 14 Maj kësaj pakice politike që si lidhë asgjë me të ardhmen e saj.E kanë provuar humbjen me 25 prill 2021 ,edhe më e thellë do të jetë humbja me 14 Maj !
Mos u shqetësoni do na keni përballë në çdo sfidë e betejë ! Nuk keni parë gjë akoma !