Kallmet, kandidati Gjoni: “Pas 14 Majit, strategjia jonë e zhvillimit rural në Lezhë do të jetë krejt tjetër”

681

Në kuadrin e riaktivizimit të strukturave të PD-së së Lezhës, me fokusin tek gara e 14 Majin. Kandidati i opozitës Dr. Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim në kallmet, ku edhe është njohur me shqetësimet dhe problematikat e zonës.

Lexojeni të plotë postimin e kandidatit Gjoni:

Në Grupseksionin e Kallmetit diskutuam me strukturat drejtuese për maksimalizimin e votës në ndryshimin e pandalshëm në fitoren e Bashkisë Lezhë që kjo e fundit të kthehet në shërbim të qytetarëve.

Në takimet e këtyre ditëve edhe përtej strukturave kuptohet qartësisht gjendja e vështirë në të cilën pushteti absolut ka futur familjet lezhiane dhe sidomos zonat rurale.

Investimet reale janë nën minimumin e minimumit në raport me atë që shpalos pushteti një partiak në propagandën e tyre.

Garantova demokratët e Kallmetit, Rraboshtës dhe Mërqisë, se qasja jonë pas 14 Majit në strategjinë e zhvillimit rural do jetë krejt tjetër duke i dhënë përparësi investimeve në rrugë, ujësjellësve, infrastrukturës shkollore dhe nxitje të politikave lokale për bujqësinë dhe turizmin.

Më 14 Maj, Kallmeti dhe mbarë lezhianët votojnë ndryshimin për t’i hequr nga dora drejtimin e Bashkisë Lezhë një pakice të pa votuar si kurrë më parë dhe që si lidh asgjë me të ardhmen e saj 🇦🇱✌️