“Ju i njihni hallet më mirë se askush”/ Kandidati Gjoni takim me gratë

127

Kandidati i opozitës për garën e 14 Majit ka zhvilluar ditën e djeshme një takim gratë ku ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje.

“I siguroj se pas 14 Majit do të asistojmë çdo familje në nevojë”, është shprehur kandidati Gjoni.

Lexojeni të plotë statusin e tij në faqen zyrtare:

Me zonja të nderuara që kontribuojnë dhe i japin kaq shumë familjes dhe shoqërisë.
Ndaj, përfaqësimi i tyre në vendimmarrje duhet të jetë gjithnjë dhe më i lartë.

Në diskutimin me to, shumë prej tyre evidentojnë probleme që familjet lezhjane përballen, emigrimin e fëmijëve, vështirësitë në përballimin e kostos së jetesës, pa punësinë etj.

I sigurova se, pas 14 Majit, bashkia e drejtuar nga ne, do të asistojë çdo familje më vështirësi dhe do kenë prioritet ato që kanë më shumë nevojë.Ndihma ekonomike, aq sa ligji ia lejon bashkisë, do të shkojë atje ku është nevoja reale.