Joq Albania me artileri të rëndë kundër Shëngjinit dhe Veriut

3142
©Joq Albania

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga hapja zyrtare e sezonit turistik, redaksia e portalit Joq Albania i është rikthyer muzikës së saj të vjetër edhe në këtë vigjilie.

Fiks ashtu siç veproi vitin e shkuar, me qëllim për të trembur pushuesit e pafund që mësynin Lumin e Shalës, Joqi e vazhdon skemën edhe këtë vit me Shëngjinin në veçanti, por me tërë veriun e vendit në përgjithësi.

Kjo faqe, me një postim kryekëput antikombëtar, nxorri ca shishe plastike në liqenin e Komanit me synimin për të njollusur kartolinën turistike të Lumit të Shalës.

Tani që po hapet sezoni, duhet gjetur një shkak apo duhet përdorur një skemë që prenotimet të mos shkojnë në Veri. Pra duhet bërë një manovër që t’i trembin turistët nga Shëngjini.

Dhe si tremben turistët?

Turistët tremben duke publikuar raste të veçanta skandaloze, të pavërteta ose gjysëm të vërteta, në lidhje me pastërtinë.

Turistët tremben duke publikuar raste të veçanta skandaloze, të pavërteta ose gjysëm të vërteta, në lidhje me çmimet.

Turistët tremben duke publikuar raste të veçanta skandaloze, të pavërteta ose gjysëm të vërteta, në lidhje me parkimin.

Turistët tremben duke publikuar raste të veçanta skandaloze, të pavërteta ose gjysëm të vërteta, në lidhje me shërbimin në restorante.

Turistët tremben duke publikuar raste të veçanta skandaloze, të pavërteta ose gjysëm të vërteta, në lidhje me pastërtinë e ujit të detit, etj,.

Ditën e sotme, në vazhdën e këtij sulmi ndaj turizmit në veri, Joq e ka zgjeruar shënjestren duke goditur Gjirin e Lalzit, Velipojën, Shëngjinin etj. (sistematikisht veriun).

Ndërkohë faturat skandaloze dhe ndodhitë e ububushme nga Jugu, redaksia e Joq ka vendosur që të lihen në harresë për momentin, ose pak fare sa për të thënë “qepeni gojën, nuk e kemi vetëm me Ju”… derisa të fryhen rezervimet andej nga Jugu.

Kjo mënyrë skajshmërisht përtallëse për lexuesit, shtrembëruese e realitetit, konflikt nxitëse, antikombëtare, antishqiptare, meriton të dënohet me shpërfillje nga lexuesit e saj, dhe të përcillet shqetësimi tek instanca përkatëse mbi thyerjen e rëndë të etikës së kësaj faqeje.

A është paguar Joq që të shajë veriun? A marrin lekë ata për këtë punë? Pse ata nuk rastis ta promovojnë veriun? A tregohen selektiv ata me kinse video-skandalet që përzgjedhin për të publikuar nga shumësia e atyre që mbërrijnë në inboxin e tyre?

Këto janë pyetje, përgjigjet e të cilave nuk na interesojnë. Ajo që është në interesin tonë të përbashkët në këto momente është të ndalohen sulmet ndaj pikave atraktive turistike, në jug apo veri qofshin, të paktën deri në përfundim të sezonit.