Ho me… ça bëhet andej nga Jahti? Nami zemër, nami… mbetëm jashtë!

2379

YACHT Beach Club, mbreti i Shëngjinit këtë sezon, thyen çdo rekord.

I dizenjuar me shumë elegancë, me instalacione të posaçëm akustike, dhe ndriçimin e sofistikuar deri në nivel hipnotik, me pistën e madhe për festuesit dhe me skenën e ngritur paksa, ku këngëtarët më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës mund të performojnë, e kanë kthyer këtë venue, këtë beach club në mbretin e Shëngjinit.

Atje nuk ka drojë, nuk ka probleme, sepse gjenden trupa sigurie të specializuar në çdo cep, atje askush nuk e tepron me sjelljen, atje askush nuk bezdiset sepse gjendet në distancë.

Atje ka vetëm muzikë, shpengim, qejf, pije, tym, shampanjë, emocion, adrenalinë, bukuri.

Yacht Club Shëngjin ia ka dalë mbanë të krijojë parakushtet për të tërhequr shumë të rinj, me anë të një PR të shkëlqyer, dhe organizimi të jashtëzakonshëm. Menaxhuesit duket se janë me përvojë dhe të sprovuar në këtë sektor.

Në skenën e tyre kanë hipur për të përformuar as më pak as më shumë, por emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare si Elvana Gjata, Mc Kresha, Ledri, Dhurata Dora, Mbreti i Hip-Hopit Shqiptar Unikkatil, Don Phenom, Ylli Limani, etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yacht Beach Club (@yacht.beachclub)


Çmimet janë përshtatur me shumë inteligjencë për të gjithë. Hyrja në Yacht Beach Club kushton vetëm 10 euro, një birrë apo pije tjetër në pjesën poshtë vërtitet nga 7 deri në 15 euro.

Pastaj vjen zona vip, pjesa anash lart, ku gjithçka shijohet edhe më bukur, e të jep më shumë status. Në zonën VIP tavolina kushton minimumi 200 euro, një shishe vodka apo jo?

Pastaj vjen zona Super VIP, pjesa tek divanët, ku tavolina fillon me 400 euro. Statusi paguhet sigurisht. Problem është të gjendet e disbonueshme, e lirë për prenotim.

“HISTORIKE, ÇDO REKORD I THYER, QINDRA NJERZVE JU KERKOJM FALJE QE NUK KISHTE ME VENDE PER TE SHIKUAR SUPER SHOW E DHURUAR NGA MBRETI I HIP HOP-it SHQIPTAR DHE DON PHENOM”, shkruhet në Instagramin e YACHT.