Vetëm pak minuta mëparë rrjedha e ujit mori automjetin brenda të cilit gjendeshin babai vajza dhe i biri. Ndërkohë që vajza është jashtë rrezikut për jetën polumbarët e RENEAS vijojnë ende operacionin e kërkim shpëtimit për babë e bir.
Në rrezik potencial janë edhe shtëpitë e banorët të cilët banojnë në afërsi me shtratin e lumit Gjadër, ku për këtë të fundit janë aktivizuar emergjencat civile të Republikës.
Rreziku është eminent sepse reshjet nuk kanë të ndalur.
“Nganjëherë anë duhet të gëzohemi që erdhi ky shi sepse përmirëson situatën hidrike në hidrocentralet e vendit dhe nga ana tjetër na dëshpëron sepse rrezikohen jetë njerëzish nga përmbytjet. Megjithatë emergjencat civile janë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë dhe parandalimin e dëmeve serioze” u shpreh ministri Peleshi.
“Po punojnë ngushtësisht me ministritë e linjës dhe me forcat tona që të mbajnë nën kontroll situatën edhe pse reshjet vazhdojnë pa ndalim”, u shpreh kryebashkiaku Ndreu, “nëse nuk do të ishin hapur portat e digës së Vau të Dejës situata do të kishte qënë shumë herë më e menaxhueshme, jo kritike, dhe në kontroll të plotë, pasi ujërat do të ishin evaduar nga vetë kanalet kulluese, funksionale tashmë, por hapja e Vaut të Dejës e ka mbingarkuar sistemin kullues dhe shpresojmë të mos përballemi me situata të vështira. Gjithsesi jemi në gatishmëri me të gjitha mjetet”, shtoi ai.