Ndreu vijon pandërprerje fushatë ne sistemin 4×4, duke kryer katër takime në ditë në katër anët e Lezhës.
Konkretisht, ditën e sotme ai ka zhvilluar takime në Gjadër, Zojs, Grash, dhe lagjen e Gurrave.
Ndreu ka publikuar edhe programin e tij për Lezhën 2023-2027, i cili do të jetë objekt i një shkrimin pasues.
Në këto takime Ndreu ka theksuar edhe njëherë se sa shumë e rëndësishme është që të vijohet me çuarjen përpara të projekteve për Lezhën, në vend që Bashkia të lihet në dorën e atyre që e kanë treguar se dinë vetëm ta falimentojnë.
Lexojeni, të plotë statusin e Ndreut:
Takimet e radhës ishin në Gjadër/Zojs/Grash dhe në lagjen e “Gurrave”
Ndërhyrjet e bëra e që do behen në të gjitha infrastrukturat përfshi bujqësinë, në këto zona kanë qënë dhe do jenë prioriteti ynë. Nga ana tjetër lagjja e “Gurrave” eshte pasqyra e kalimit nga shemtia që na la PD-ja në transformimin total. Është dëshmi e mjerimit të palës kundërshtare që bart mbi supe një nga qeverisjet më të dobëta lokale të ndodhura ndonjëherë.
Ndihem krenar dhe entuziast për mbështetjen dhe besimin që ky elektorat me transmetoi, por edhe për faktin që jam një ish banor i kësaj lagjeje.
Sëbashku do e çojmë përpara progresin dhe punën e nisur!