Fitorja për Lezhën e bukur, për Lezhën nesër, ka për të qënë spektakolare

249

Kryesocialisti Rama e ka hapur me Lezhën siparin e takimeve elektorale për Garën e 14 Majit.

Strategjia socialiste e fushatës për 14 Majin ka në fokus ekologjinë, jo tubimet, jo shfaqjet, jo ndotjet akustike, jo postera, jo me mbushje sheshesh por në vend të tyre, tashmë më në fund, ashtu si në të gjithë botën, qetësi, qytetari, simbolizëm, estetikë dhe mesazhe të qarta e të shkurtra.

Rama theksoi se Lezha është krejt ndryshe, nga katër vite mëparë, dhe këtë mund ta shohë kushdo që ka sy për të parë e vëmendje për të kuptuar.

Kryesocialisti gjithashtu u shpreh se nuk e njeh kandidatin përballë Ndreut, por i mjafton fakti që ka shkuar të mbytet me dy të mbyturit e Tiranës, për të kuptuar se ka diçka që nuk shkon me sistemin e tij të vendimmarrjes.


Ndreu në fjalën e tij u shpreh se fitorja për Lezhën e bukur, për Lezhën që do ta vijojë shumëfish më tej zhvillimin e saj, ka për të qënë spektakolare.