Era e rëndë shqetësoi fqinjët! Gjendet trupi i pajetë i 46 vjeçarit në Lezhë

3083

Era e rëndë në lagje i ka shtyrë banorët e 11 Janarit të lajmërojnë policinë, e cila më pas kjo e fundit, ka identifikuar shtëpinë private ku u gjet trupi i pajetë i 46 vjeçarit.

Njjoftimi i policisë Lezhë:

Në lagjen “Varosh” në Lezhë, në një banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi F.Z. 46 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet të jetë vetëvarur.

Trupi i tij po dërgohet në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lajmin e ka bërë publik pak minuta mëparë Lezha Press:

Gjendet i pajetë në banesë 46-vjeçari në Lezhë! Prej tre ditësh i vdekur, ende nuk dihen shkaqet

Një person rreth 46-vjeç është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezhë.

Fatos Zyka mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Ai banonte vetëm në një shtëpi private me qira në lagjen 11 Janari prej 1 viti, pasi ka qenë i ndarë nga familja.

Fqinjët lajmëruan policinë pasi nuhatën aromën e rëndë që vinte nga banesa. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.