Edhe në Lezhë e blejnë bostanin me provë…

44

Edhe pak javë e në Lezhë fillon shitja e bostanit në treg, dyqane e rrugë.

Dalja e bostanit në treg është lajm për çdo familje duke qënë një produkt që konsumohet aq shumë veçanërisht me fillimin e plazhit.

Që në vegjëli nënat e baballarrët na kanë mësuar të lexojmë shenjat e një bostani të mirë. Të pjekur sa duhet, pa njolla të zverdhura, jo shumë i madh, as shumë i vogël, etj., dhe mbi të gjitha t’i kërkojmë shitësit provën e bostanit përpara se ta blejmë.

Përveç kësaj ata na mësuan se është e rëndësishme njohja e shitësit po aq sa njohja e bostanit. Shitësi që të ka gënjyer njëherë të gënjen prap.

Me 14 Maj lezhjanëve u ofrohet të zgjedhin bostanin nga dy shitës: njëri që e shet bostanin me provë dhe tjetri që e shet pa provë.

Ky i dyti që e shet bostanin pa provë, në arka bojë blu, është një shitës që na ka gënjyer mëparë, kështu për shkak të kësaj ne jemi natyrshëm të prirur të paragjykojmë edhe produktet e tij të radhës. Ai mund të ketë bostan të mirë këtë vit, por nuk i ka lënë hapsirë vetes që ne të mendojmë mirë për të.

Nga ana tjetër është shitësi i dytë që jo vetëm po shet më shumë se i pari por ky ta bën provën pa ia kërkuar fare, dhe ta bën të lehtë zgjedhjen. S’ka asnjë rrisk për të menaxhuar këtu.

Është logjike. E vërtetuar shkencërisht. Kur në treg ofrohet një produkt i provuar, i mirë, dhe një tjetër i paprovuar, në 100 raste, njerëzit zgjedhin të njohurin kundrejt të panjohurit 100 herë.

Njerëzit e shmangin me sa fuqi kanë të ndjekin rrugën e panjohur kur kanë mundësinë e zgjedhjes së asaj të njohurës.

Ndaj kur flitet e thuhet se Pashkun nuk e kanë provuar, lezhjanët s’kanë asnjë paragjykim kundrejt Pashkut, ata dinë ama, se ai që po kërkon t’u shesë Pashkun i ka gënjyer mëparë.