E votuan 1026 demokratë, shpallet rezultati i primareve në Lezhë

2529

Diçka më shumë se 2 mijë demokratë u janë drejtuar kutive të votimit ditën e sotme për zgjedhjen e kandidatit fitues te procesit që ata e quajnë primare.

Primaret, një teknikalitet, sipas disa zërave brenda vetë PD në Lezhë, për të nisur fushatën elektorale 8 muaj para zgjedhjeve, dhe për shitur iluzionin e demokracisë, si demokraci, u mbyllën ditën e sotme me këtë rezultat.

Pashk Gjoni 1026 vota ose 52%

Salvador Kaçaj 660 vota ose 33.5%

Maks Kola 203 vota ose 10.3%

Ergin Mataj 86 vota ose 4.3%

Dr. Pashk Gjoni është fitues i primareve në Lezhë dhe shumë shpejt kandidati zyrtar i demokratëve përballë Pjerin Ndreut ne garën për një nga Bashkitë më rëndësishme në veri të vendit.