Edhe pse gara për 14 Majin po u afrohet me shpejtësi ditëve të pikut, punimet për përmirësimin e logjistikës për sezonin e ardhshëm veror vijojnë intensivisht.
Ndreu ka takur banorë të ndryshëm të Tales gjatë një inspektimi të punimeve për ndërtimin e trotuarit anë rrugës që të çon në plazh.
Kujtojmë lexuesin se për plazhin e Tales ka një plan rregullues, i cili garanton se nuk do të betonizohet si Shëngjini dhe Durrësi, plani do të ruajë gjithë vijën bregdetare brenda normave, hapësirave, dhe distancave ashtu siç çdo vend i zhvilluar bregdetar ka.
Një plan rregullues nuk ka kuptim nëse zona nuk ka furnizim me energji dhe ujë të pijshëm.
Banorët e Tales e dinë se këto dy projekte madhore kanë përfunduar tashmë.
Rruga që ishte një rrezik potencial për pushuesit të cilët në mbrëmje u ktheheshin dhomave të pushimit tashmë këtë sezon do të kenë trotuarin, dhe nuk do të duhet të struken në zuktha sa herë një automjet qarkullon në atë aks.
Inspektimin e tij, Ndreu e ka ndarë me një mesazh dhe fotot e rastit në faqen zyrtare:
Ne plazhin e Tales te lene pas dore prej vitesh, pas ujesjellesit, dhe planit rregullues, Bashkia Lezhe po zbaton projektin e 2.6 km trotuare me ndricim, dhe hyrjen e plazhit me asfalt, trotuare dhe ndricim gjithashtu!
Punojme ne cdo cep te teritorit me ritme te larta sepse ne ADN tone eshte puna, jo gjumi dhe llafet pa kriter!
Nje kafe pastaj me banore te zones ishte kenaqesi, pasi besimi qe kane tashme tek puna jote eshte e dukshme!