“E keni mbushur kupën!”, Pjerin Ndreu ua rreshton portaleve ca të vërteta

4290

Një artikull me titull “Çmimet janë rritur me 50%”, pushuesit braktisin plazhin e Shëngjinit” i publikuar nga Tetova Sot i cili bazohej mbi një video të publikuar më herët nga Euronews Albania e kanë mbushur kupën me lajme që denigrojnë turizmin dhe krijojnë furtunë në gotë, ka qënë përmbajtja e reagimit të pak minutave mëparë prej Kryebashkiakut të Lezhës.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

Nje furtune ne gote neper disa portale shqipetare ne Maqedonine e Veriut ne lidhje me cmimet ne Shengjin tregojne nje te paverete te frikeshme dhe aspak reale!

Nuk di se per cfare arsye behet kjo propogande e shemtuar, por Turizmi ne Shengjin eshte me kapacitet shume me mire se vitet e tjera dhe me cmimet me te uleta ne krahasim me kedo!

E ftoj cilindo qe e ka merak, ne Shengjin te tregojme realisht se cfare pjesmarrje dhe cmimesh ka, duke i ofru dhe shoqerimin nga une personalisht per te pare realitetin me sy!
Keqardhje per agresionin e pashembullt ndaj turizmit me fakte te paqena, dhe aq me keq kur vjen nga vete shiptaret!

Në sinkron me Ndreun ka reaguar edhe deputeti Ndreca, i cili po ashtu e ka theksuar faktin se në Lezhë restorantet nuk abuzojnë me çmimet.

Statusi i deputetit Ndreca:

Kjo eshte realisht nje e pavertete e madhe. Plazhet e Shengjinit dhe Tales sot jane me te frekuentuarit. Kjo fale pike se pari pastertise, sherbim serioz i ofruar nga Bashkia Lezhe, por dhe nga fakti se restorantet dhe hotelerite ne Lezhe nuk abuzojne me cmimet. Askund nuk pushohet me mire. Plazhet e Lezhes jane modeli si duhet te jene gjith plazhet ne Shqiperi.