Dy Monika për Lezhën…

957

Monica e parë është Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, ndërsa Monika e dytë është Ambasadore e Polonisë në Shqipërisë.

Por çfarë i lidh ato të dyja me Lezhën?

E para, përmes UNDP, si partner, do të ndërtojë dy shkolla në Lezhë, konkretisht shkollat “Gjergj Kastrioti” dhe “Fran Ivanaj”.

E dyta, përmes Qeverisë polake, do t’i dhurojë Lezhës një stacion të ri zjarrfikës. Nuk duhet harruar asnjëherë fakti që Lezhë është një qytet emergjencash prej zjarreve, ujit, erozionit, tërmetit.

Stacioni i ri zjarrëfikës sipas burimeve do të pozicionohet në afërsi të nënstacionit elektrik në Lezhë.

Kryetari i Bashkisë Lezhë e ka ndarë lajmin e mirë të këtyre 3 investimeve të rëndësishme për Lezhën në faqen e tij zyrtare:

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së znj Monica Merino dhe Ambadadorja Polake Monika Zuchniak-Pazdan, ishin sot ne Lezhe!

Si dy partnere te rendesishem, qe jane ne proces investimi ne Lezhe, UNDP me shkollat “Gjergj Kastrioti” dhe “Fran Ivanaj” qeveria Polake me stacionin e ri te zjarrefikes, shkembyem shume ide dhe mundesi bashkepunimi ne te ardhmen!

Pastaj vizite tek Memoriali I Gjergj Kastriotit, kisha e Shna Premtes Balldre dhe lagunen e Vainit kalum nje dite intensive me aktivitete!