Dua 300 mije euro ose sonte dal vetë nga shpia…

3969

Tri janë varësitë prej të cilave shqiptarët nuk mund të heqin dorë: karbohidratet, një rrogë mujore, dhe big brother.

Javët e fundit ky emision, Big Brother Vip pra, ose shtëpia e reklamave, është kthyer në epiqendrën e vëmendjes së shqiptarëve duke ridëshmuar edhe njëherë se duke përdorur fuqinë e ekranit këtij populli mund t’i bëhet lavazh truri çdo tre ditë.

Javën e shkuar me synimin për të tërhequr agresisvisht vëmendjen e publikut, meqë ky edicion e nisi në kuota shumë më të ulëta sesa ai i vitit të shkuar, u shpik një skenar i një sëmundjeje tumorale, duke krijur një gjendje të trandur shpirtërore tek ajo grupmoshe audience e cila nuk i ka fort mirë parasysh makinacionet e këtyre reality show. Çështje për të cilën AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive) akoma ska bërë asnjë deklaratë për këtë shkelje të rëndë të kodit të etikës televizive.

Pasi u kalua çdo cak javës së shkuar, më në fund vëmendja u fitua, dhe mbreti i vëmendjes u bë Luizi. Ai e ka monopolizuar vëmendjen 100%.

Komentuesit nëpër media sociale kanë shkuar deri aty sa të pohojnë nga burime të ndryshme se Luisi është bërë më i rëndësishëm se vetë edicioni. Për rrjedhojë emisioni, ndryshe nga viti i kaluar, varet krejtësisht prej tij kësaj here, dhe se Luisi ka kërkuar diku te 300 mije euro shpërblim paraprak nga audicioni që ai të mos e lërë shtëpinë e Big Briother Vip në këtë pikë.

Nga këto komente kuptohet se nuk ka asgjë për tu besuar apo marre seriozisht por arsyetimi mund të qëndrojë.

Nëse ti vete, do të ishe në pozicionin e Luisit, a do të kërkoje shpërblim në këtë pikë për të mos lënë shtëpinë e Big Brother Vip?