U restaurua ne vitin 2018, demtohet mbuloja e memorialit te Skenderbeut, ne kohe me shi uji rrjedh brenda ketij objekti historik
Mbuloja e memorialit të Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, ka nisur të shfaqë probleme.Në kohë me shi uji rrjedh brenda objekti të restauruar në vitin 2018-të në të pakten 8 pika të ndryshme.Diçka bëhet e ditur nga vetë Përgjegjësi i Trashegemisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, sipas të cilit duhet identifikuar problematika dhe të ndërhyhet brenda një kohë të shpejtë, pasi firma që ka bërë investimin kishte dhënë garanci se nuk do të kishte probleme për të pakten 15 vite.
Pas identifikimit të situates, Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore në Shkoder ka ngritur grupin e punës për vlersimin e gjendjes e problematikes dhe për të planifikuar ndërhyrjen.
Rredhja e ujit brenda memorialit përshkak të motit me shi pengoj dhe zhvillimin e aktivitetit për 555-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit me 17 janar të këtij viti brenda vendavarrimit të Skëndërbeut. Restaurimi i memorialit të Skëndëbeut u financua nga Ministria e Kultures, përmes një investimi që kapi vleren e 30 milion lekëve të reja, ndërsa punimet u realizuan në harkun kohor të 1 viti.