Ernest Rakaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e anëtarit të Këshillit Bashkiak Lezhë, për rrjedhojë edhe nga detyra e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Lezhë.
Rakaj është dorëhequr nga një prej detyrave më të larta në hierarkinë e pushtetit vendor të Lezhës.
Kjo lëvizje i bën akoma më të qarta gjërat në lidhje me një kalim të tij në një tjetër detyrë, si Administrator i Super Njësisë Administrative Shënkoll.
Rakaj për 3 vite me radhë mbajti detyrën e Kryetarit të Këshillit, ku përgjatë ushtrimit të saj theu çdo rekord të mundshëm me numrin e mbledhjeve krahasuar me të gjithë këshillat e mëparshëm të Lezhës por edhe me aktualët nëpër Bashki të tjera të Shqipërisë.
Ka thirrur Këshillin dhe ka zhvilluar mbledhje, ndoshta edhe dy herë brenda së njëjtës ditë, në kohën e tërmetit apo edhe pandemisë, me synimin e vetëm që ndihmësa për qytetarin të mos vonohej për shkak të burokracive shtetërore.
Rakaj ka marrë pjesë në 99.99% të Mbledhjeve të thirrura të Këshillit të Bashkisë Lezhë.