Dita Ndërkombëtare e Librit/ Ndreu e nis me Klubin Letrar “Ndoc Gjetja” në Lezhë

185

23 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit. Aspak rastësisht edhe kafeja e mëngjesit e Ndreut me pjesëbërës të Klubit Letrar “Ndoc Gjetja”.

Në këtë takim Kryebashkiaku pati një bisedë me poetë e shkrimtarë me të cilët diskutoi projektet e reja për zgjerimin e kapaciteteve për të prodhuar kulturë në Lezhë. Duke kërkuar të shkojnë përtej asaj që Bashkia bëri në këto vite, përfshirë edhe krijimin e dy Çmimeve Letrare për të incentivuar kryesisht krijuesit e rinj.

“Si qytet, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim dhe inkurajojmë kulturën e leximit, veçanërisht tek të rinjtë tanë. Le të bëjmë një përpjekje të përbashkët për të promovuar leximin dhe aksesin në libra për të gjithë, pavarësisht nga prejardhja e tyre socio-ekonomike.,” – mësohet të jetë shprehur Ndreu.

“Si përfundim, ju bëj thirrje të gjithëve që të kaloni një moment sot për të vlerësuar librat në jetën tuaj dhe vlerën e pamasë që ato sjellin. Le ta festojmë këtë ditë me entuziazëm dhe të shpërndajmë gëzimin e leximit tek ata që na rrethojnë.”- ka shtuar ai.

Lexojeni të plotë mesazhin e tij në këtë takim:

“Sot ne kafen e mengjësit me Klubin e Letrave “Ndoc Gjetja”. Bashkëbisedimi me ta ishte i dobishëm për të gjetur dhe harmonizuar aktivitetet në promovimin e letersise lezhjanë e cila ka një tradite të pasur në vite. Bashkia Lezhë do rrise mbështetjen ndaj çdo përpjekjeje që do behët për të shkruar dhe promovuar botimet me autore lezhjanë, duke rakorduar me ta dhe aktivitete të tjera të ndryshme!”