Ndryshe nga vitet e mëparshme, në diskutimet për Buxhetin 2023 Bashkia Lezhë ua ka drejtuar thirrjen jo vetëm grupeve të interesit, qytetarëve, shoqatave apo kujtdo tjetër që ka interesim, por edhe vetë punonjësve të Bashkisë.
Kjo thirrje ose kjo ftesë për të dhënë kontributin e tyre mbi ato aspekte që çdo punonjës i administratës Ndreu mendon se ka nevojë për ndërhyrje apo për më shumë vëmendje, jo vetëm që ka potencial t’i bëjë punonjësit më aktiv dhe të përfshirë por edhe sepse bazohet mbi parimin e afrimitetit.
Ata që janë aty në punë, në krye të detyrës, në ditë përditshmërinë e tyre, janë edhe ata që e kuptojnë se ku duhet të ndërhyhet. Sigurisht që mundësia e administratës për të bërë sugjerime për ndryshime apo risi në planifikimet e buxhet nuk ezaurohet juridikisht vetëm një thirrje publike nga ana e Bashkisë, por është gjithnjë e pranishme, aty, për nga mënyra sesi organizohet puna në administratë.
Kjo mund të quhet një risi e mirë, sepse disa kërkesa apo thirrje për vëmendjen në aspekte të ndryshme të Bashkisë mund të kenë përfunduar nën pluhurin e rafteve me shkresurina, në këtë format diskutimi publik, ato kanë një shans, për t’u bërë më të zëshme.