Deputetja e Lezhës takim me banorë në Spiten

596

Përmes një videoje të publikuar në faqen informative LezhaPress 4 banorë të fshatit Spiten, kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me reshjet e shumta në Lezhë.

“Kam 5 dynym ullinj të mbjellur dhe shpresoj të mos më shkojë mundi dëm.”- shprehet një nga banorët.

Ai ngre shqetësimin e trajektores së kanaleve kulluese dhe thellimin e mëtejshëm të tyre.

Ata fajësojnë hidrovoret për situatën ku sipas tyre disa prej tyre janë ndezur me vonesë.

Këta banorë u takuan edhe me deputeten demokrate Lindita Metaliaj, e cila ishte aty per te ndjekur situaten nga afër ndryshe nga deputetët e tjerë të listës demokrate të Lezhës.