Deputeti i Lezhës reagon pas fjalimit të kryeministrit: “Gjithmonë harrohet Fishta…”, shprehet ai.
Me rastin e 100 Vjetori të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA – Shqipëri, deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka përcjellur mesazhin e tij dhe gjithashtu ka sjellë në vëmendjen e miqve të tij një detaj që lidhet me Fishtën.
Lexojeni të plotë statusin e deputetit Gjekmarakaj:






Sot është 100 vjetori i vendosjes së mardhënjeve diplomatike SHBA-Shqiperi.
Kjo është një ditë e shenuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perendimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqiperia u bë pavaruar formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos nderruar më drejtim.
Sot në Pallatin e Kultures në Tiranë me prezencen e autoriteteve më të larta shteterore dhe të shkelqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të verteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytezoi rastin për të bërë edhe politike në korrizin e kundershtarëve, citoi si kontribues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirnjohje duke risjellene kujtesë një bisedë të shkurter mes Peshkopit dhe Presidentit Uillson.






Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta shpresoj nga padija per t’ja thënë një fjalë nderi për protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombetar pat vizituar Ameriken në Pranveren e ketij viti me yshtjen e Vatikanit per disa muaj pikerisht për të lobuar me ndermjetesimin e kardinaleve dhe senatorëve katolik njohjen e Shqiperisë! Kjo leter jo e panjohur derguar sivellaut të tij françeskan gjuhetarit At Justin Rrota e deshmon këtë!
Atë që eterit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirnjohje e perulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta🇦🇱🇺🇸






Ajo çfarë Gjekmarkaj po mëton të thojë në këto rreshta sipas një interpretimi të parë, është një kritikë ndaj një neglizhimi të figurave të mëdha të kombit nga veriu i vendit, fraza kyçe “gjithmonë harrohet Fishta” është një tërheqje veshi ndërsa me frazën “shpresoj nga padija” deputeti zbutet dhe disi ua fal gabimin.