Demokrati lezhjan ngatërron protestë, “Aliberrit do ia marrim vulën…”

269

Mëngjesin e sotëm, ndërsa mbështetës të Partisë Demokratike bënin përgatitjet për të marrë pjesë në protestën e thirrur në lidhje me skandalin McGonigal, disa prej tyre, ndërkaq, nuk kanë hezituar të dalin përpara kamerave për të dhënë mendimin e tyre.

Në një video të publikuar nga LezhaPress shfaqet një mbështetës i PD i cili siç lehtësisht kuptohet nga ajo që shpreh, ai qartësisht duket se ka ngatërruar protestë.


Ai shprehet i mllefosur dhe indinjuar për humbjen e vulës, dhe se “Aliberri s’ka shanse me e majt vulën”, për ta thënë të gjithën me fjalët e tij.

Pra për McGonigal apo për Aliberrin? Për cilin është thirrur protesta?

Për cilin pra, për McGonigal që është nën hetim në New York, dhe Washington, jo për ndërhyrje në punët e brëndshme të Shqipërisë, as për korrupsion, por lejim të ndikimit të faktorëve Kinezë (zyrtarë të Huawei konkretisht) në zgjedhjet në SHBA.

Apo për Enkelejd Alibeajn i cili ligjërisht, jo moralisht, është drejtuesi i PD që njeh Kushtetuta.

Pra në këtë protestë nuk po shkohet as për çmimet, as për të rritur asistencën, as për pensionet, as për rrogën minimale, as për rritjen e çmimit të bulmetit, as për lëndën e parë në bujqësi, për asnjë nga këto.

Po shkohet pra, për t’i dhënë një dorë FBI dhe gjykatave amerikane që ta shohin mirë çështjen McGonigal.

Ata që janë të njohur me veprën “Viti i Mbrapshtë” të Ismail Kadaresë, nuk mundet dot të mos e gjejnë gjithsa shkruhet aty me atë që sot ndodh në Shqipëri.