“Demokratët e kanë gati fituesin për Tiranën, por nuk duan…”

183

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka folur në një intervistë fshikulluese në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri, për Fax News.

Goxhaj ka shprehur dëshpërimin dhe indinjatën e tij të thellë sesi gjëra kanë marrë aq përsëmbrapshti në vendin tonë saqë të vetmen dritë që sheh ai në fund të tunelit është se do të bëhemi Emiratet e Sorosit.

Ai thotë se ngatërresa me punën e vulës është diçka e stisur, duke filluar që nga data e gjyqit, e lënë qëllimisht, që vendi të mbetej pa opozitë. Opozita është shitur në këtë vend.

Nga ana tjetër, kandidati për Tiranën, Këlliçi, në vend që të flasë për vendimin e vjehrrit për shembjen e pallateve të vjetra në Tiranë, sillet kot si kali në lëmë duke bërë një fushatë ku askush nuk i vete nga pas. Ai ndër të tjera tha se Këlliçi është kandidat i paligjshëm, pasi ai sipas statutit të PD, duhej të bënte garën e balotazhit, siç e bëri kandidati i Vorës, por pati frikë se nuk e thyen dot kuotën e kërkuar dhe e lanë fare.

Partia Demokratike i ka shitur këto zgjedhje, se po të donte, po ta ketë vërtetë seriozisht, ajo e ka gati kandidatin, Luiz Ejllin.

Në intervistën e tij, avokati foli edhe për grupseksionin besprerë në PD, foli për gazetarin Çim Peka, për të cilin u shpreh se është korrier i Erion Velisë. Për më tepër ndiqeni të plotë intervistën e Altin Goxhaj në Fax News.