Chef Alfred Marku dhuron spektakël në Food Vision, 200 pjesëmarrës shtangen me gatimin tipik

1326

Audiencë e lartë për të ndjekur Shqipërinë në masterclassin e gastronomisë. Tradita dhe kreativiteti prezantohen nga Alfred Marku nëpërmjet një gatimi tipik ballkanas, por i sjellë në kohë.

Duket se fama e Shqipërisë në gastronomi ia ka arritur të marrë vemendje maksimale edhe në Panairin Ndërkombëtarë të verës dhe ushqimit që po mbahet në Beograd (1-4 shtator 2022), Vizion nga Open Ballkan. Arti i kuzhinës shqiptare kaloi nëpër duart e kuzhinierit të njohur lezhjanë Alfred Marku.

Programi masterclass, riktheu në vëmendje një pjatë të përdorur masivisht në Ballkan, por e transformuar si shembylltyrë e prezantimit të tranzicionit që po kalon vetë ballkani për të ardhur në harmoni ashtu si vetë pjata “Tave orizi që nuk është tavë orizi”.

Interesimi për parë kreativitetin dhe transformimin e një pjate tradicionale në një pjatë moderne vendosi në sallën rreth 200 pjesmarrës. Tipike për rajonin tonë, pjata me peshk dhe oriz të zier, ishte paraqitja e të shkuarës, ndërsa përgjatë 50 minutave të komunikimit me audiencën përbërësit u transformuan në përgatitje dhe gatim.

Gjatë këtij komunikimi të gjatë, ku shfaqej mënyra sesi mund të rikthehej ushqimi i djeshëm në një ushqim modern më të njëjtit përbërës, por duke rritur cilësinë e tij mbajti të mbërthyer ndjekësit e saj.

Kjo ishte një tjetër gjurmë e lënë në arenën ndërkombëtare të kuzhinës shqiptare dhe vlerave të saj të transformimit dhe kreativitetit. Chef Alfred Marku mori edhe vemendjen e Open Ballkan gjatë këtinj panairi, ndërsa në programin e masterclass nuk munguan edhe ovacionet për mënyrën e të prezantuarit të historisë së një pjate, mënyrës së transformimit, përmirsimit të cilësisë së tij dhe vlersimit të kulturës rajonale.

Ajo që mund të ishte thjesht një pjatë lezhjane, për chef Alfred Markun, ishte mënyra sesi vendet e rajonit tonë janë kaq të afërt mes tyre edhe kur bëhet fjalë për ushqimin.

Megjithëse “Tavë orizi që nuk është tavë orizi” është konsumuar jashtëzakonisht shumë në Shqipëri, në fakt ishte një pjatë po kaq e përdorur edhe në vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo pjatë ballkanase me përgatitje shqiptare nga chef Alfred Marku ishte akoma më interesante për faktin se ajo iu servir më shumë se 200 të pranishmëve që nuk ngurruan ta komentojnë pozitivisht dhe si një gjetje interesante për ta rikthyer në kohë në format gurme.