Çfarë nxorrën në sipërfaqe ujërat që vërshuan në të gjithë Lezhën…

1234

Denduria e vrullshme e ujërave për shkak të reshjeve të vazhdueshme në Lezhë, duke kapërcyer bindshëm mesataren meteorologjike, përveç dëmtive të materialeve në disa dyqane të kateve të para buzë trotuareve, dhe në ato të tregut të Lezhës, përveç këtyre pra, kjo denduri uji, nxorri në sipërfaqe një përbërje të kahershme të sjelljes politike.

Nuk ka qënë aspak e vështirë të vërehej se njëra palë e spektrit politik e shtonte vrerin, kritikën, mllefin, akuzën, diskursin politik në të njëjtën amplitudë me rrëmbimin dhe nivelin e ujërave në rrugë, kundrejt krahut tjetër.

Ndërsa sot, bashkë me kullimin, me tharjen e rrugëve, për çudi u ndal edhe vrulli i sulmeve dhe i kritizerëve. I atyre që nuk e panë këtë situatë si një mundësi për t’i harruar inatet politike për t’u shkuar afër njerëzve.

Pra pyetja është: A u shfrytëzua ky rrëmbim i ujërave për të rrëmbyer zemra votuesish? A u përdor pra për fushatë fatkeqësia natyrore e atyre orëve të kaluara të Lezhës?

Mëposhtë, nga Mitrovica, gjeni shembullin e kundërt të sjelljes politike në kohë përmbytjeje.

Përgjigjen do të lëmë në dorë të lexuesit, dhe gjithashtu duam të sjellim një shembull të disa qyteteve të tjera këtej afër anëve tona që u përmbyten ashtu si Lezha, në të njëjtën kohë si Lezha, me të njëjtin densitet të reshjeve si Lezha, por që askush nuk u dëgjua të fajësonte palën tjetër si në Lezhë, madje atje (në Kosovë), fatkeqësia i bashkoi palët, edhe pse rrugët atje, ndryshe nga Lezha, janë ende të bllokuara.