Bashkia Lezhë i rikthen dinjitetin qendrës së Shënkollit

485

Rrugët në qendrën e Shënkollit kanë në të gjithë trupin e tyre baltën e harresës, gropat e premtimeve të sa e sa viteve të papambajtura, kanë vrazhdësinë e natyrës së egër e patrazuar ndonjëherë nga dora e njeriut.

Në ato rrugët, siç e thonë disa komentues të kësaj faqeje “me humb fmija mrena”.

Por mesa duket deri këtu ishin ditët e kësaj gjendjeje pasi tashmë punimet për ti rregulluar këto rrugë do t’i rikthejnë dinjitetin qendrës së Shënkollit, dhe atyre banorëve, të cilën më shumë së askush tjetër janë përpjekur çdo ditë me to.

Fillimin e punimeve e ka shoqëruar me një postim edhe Administratori Rakaj:

Startoj puna per rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugeve ne qendren e Shenkollit 🤚

Nje premtim i mbajtur nga Kryetari I Bashkise Pjerin Ndreu 👏

Kjo zone do kete vemendjen totale nga Bashkia Lezhe✔️