Drejtuesin i projektit “BE për Bashkitë” Z. Elton Stafa u takua muajin e shkuar sëbashku me Kryebashkiakun Ndreu për të prezantuar projektin “Zhvillimi i turizmit në Lezhë”. Nepërmjet këtij projekti do të ndërtohet një zyrë informuese ( info-point) në plazhin e Shëngjinit, e cila do të jetë në shërbim të pushueve.
Ky projekt është një ndër projektet fituese në thirrjen e dytë të projektit #BEpërBashkitë, i financuar nga Bashkimi Europian dhe me bashkëfinancim nga Bashkia Lezhë.
Një infopoint në Shëngjin është më shumë sesa i detyrueshëm veçanërisht përgjatë sezonit ku turistët e rinj e papërvojë që vizitojnë Lezhën e kanë kritike të orientohen me marrjen e shërbimeve që kërkojnë e që çdo zyrë informacioni për turistët ofron.