I shoqëruar nga drejtuesi politik i Qarkut Lezhe ministri Manja, deputeti Ndreca, kreu i PS Gjini, Blerina Gjylameti, Elona Ndreca, Kryebashkiaku dhe kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës 2023-2027, Pjerin Ndreu, ka zhvilluar pasditen e sotme nje takim me gratë dhe vajza të Lezhës.
Në këtë takim, ndër të tjera, Ndreu është shprehur se askush nuk e dëshiron as nuk e konsideron kthimin pas në regres, ndërsa ka krahasuar dy modelet e fundit të drejtimit të Bashkisë Lezhë.
Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:
Mbi 300 gra dhe vajza lezhjane sot ne mbeshtetje te fitores tone te 14 Majit!
Ballafaqimi i dy modeleve 2015-2019 me ate 2019-2023 tregon qarte orjentimin drejt punes dhe zhvillimit qe ne kemi injektuar keto 4 vite!
Kthimin pas nuk e konsideron askush me sepse eshte regres qe askush nuk e do dhe askush nuk do e votoje!