Arrestohet në Marok autori i vrasjes së Ardian Nikulajt

1201

Është arrestuar në Marok autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Sipas policisë, portugezi 28-vjeçar Ruben Saraiva është kapur në Rabat të Marokut. Sakaq pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.