Alfrida Marku kërkon votëbesimin e demokratëve: “Më jepni mundësinë t’Ju përfaqësoj në Këshillin e Lezhës”

249

Ish-zv/kryetarja e Bashkisë Lezhë, Znj. Alfrida Marku, ka publikuar në faqen e saj publike një ftesë për të gjithë demokratët, duke i ftuar të votojnë listën e PD, të cilën ajo e kryeson, për Këshillin Bashkiak, me 14 Maj.

Lexojeni të plotë mesazhin e saj:

Të nderuar banorë të Bashkisë Lezhë!

Të dashur të rinj e të reja!

Miq demokrat !

Jam e nderuar të kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në Zgjedhjet e #14Majit për t’Ju përfaqësuar në Këshillin e Bashkisë Lezhë.

ËSHTË KOHA PËR NDRYSHIM!

E të gjithë bashkë mund ta bëjmë të mundur, pa asnjë dallim, duke mos heshtur, duke i dhënë zë të drejtave tuaja, duke marrë vendime me ju e për ju, me të vetmin udhërrëfyes INTERESIN dhe PRIORITETET TUAJA, me PËRGJEGJËSI e TRANSPARENCË.

Prej 4 vitesh, në Këshillin e Bashkisë nuk diskutohet për problemet, prioritetet, për zhvillimin, për Ju, PËR TË TASHMEN E TË ARDHMEN E FËMIJËVE TUAJ.

Miratohet në heshtje gjithçka, pa ditur se çfarë! Vendoset për taksat tuaja, për projektet e investimet pa u konsultuar me Ju dhe pa konsideruar prioritetet tuaja!

Janë bërë bashkë të korruptuarit, të paaftët, të pavotuarit, ata që s’do zgjidheshin kurrë nëse para katër viteve do kishte garë, ata që votën e blejnë-nuk e meritojnë, ata që me para edhe “janë arsimuar”.

Prej 4 vitesh Bashkia Lezhë e prej 10 vitesh qeveria po keqqeverisin duke përfaqësuar interesa të dëmshme që kanë penguar zhvillimin e Lezhës dhe të Shqipërisë. TË VOTOJMË KUNDËR këtij modeli qeverisje!

Ti refuzojmë duke i ndëshkuar me votë!

Rinia ka humbur shpresën!

Qindra familje po largohen!

Politika po pengon zhvillimin, por lezhjanët dhe shqiptarët e meritojnë ndryshimin!

Lezha dhe e ardhmja jonë nuk mund të sundohen! Lezha duhet të qeveriset DREJT ZHVILLIMIT!

Të dashur demokrat !

Të bëhemi të gjithë bashkë, pa dallim, PËR LEZHËN, të ndryshojmë të tashmen për të ardhmen e saj!

Të mbrojmë Lezhën 🤝

Të mbrojmë #PartinëDemokratike🤝✌️

Bashkia Lezhë nuk meriton të drejtohet nga ata që po qeverisin në emër të interesave që kanë dëmtuar Lezhën e gjithë Shqipërinë.

Ju bëj thirrje të ☑️OTOJMË #PARTINËDEMOKRATIKE për t’Ju përfaqësuar në #KëshillineBashkisëLezhë.

Partia Demokratike është e demokratëve dhe demokratët s’mund të jenë tjetër veçse të Partisë Demokratike.

Në këto ditë të vështira duhet ta mbrojmë e votojmë Partinë Demokratike, me çdo kusht e pa asnjë kompromis me segmente të tjera të politikës së majtë.

Partia Demokratike është e djathtë e duhet të votohet nga të gjithë të djathtët, të gjithë ata që duan vlerat qytetare, familjen, shtetin e së drejtës, atdheun, vlera të cilat politika e “koalicioneve” te çuditshme po përpiqet ti zbehë.

Të nderuar bashkëqytetarë !

Në çdo institucion ku kam shërbyer, në profesionin si juriste e prej 10 vitesh në politikë, jam përpjekjur t’Ju shërbej dhe të jem zë i problemeve Tuaja.

Nga dita e parë e deri më sot, politikën e kam konsideruar angazhim në shërbim të Lezhës, në shërbim të problemeve tuaja, në shërbim të të vërtetave, pa kompromis, pa përjashtim, edhe atyre të vërtetave për të cilat shumë preferuan të heshtin, vazhdojnë të heshtin edhe sot.

Heshtja në kohë të vështira për probleme të qytetarëve është bashkëpunim me ata që i kanë shkaktuar.

Jam e nderuar të kërkoj besimin dhe mbështetjen Tuaj për t’Ju përfaqësuar në Këshillin e Bashkisë Lezhë.

Si deri më sot, PËR TI SHËRBYER LEZHËS, vetëm të vërtetave dhe gjithmonë PËR TË ARDHMEN !

Me përulësi,

Alfrida