Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë Z. Agron Ivani ka mbajtur fjalën e tij prezantuese të kandidaturës për kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Z. Ivani e ka parë të volitshëm rastin që, në këtë proces ri-organizimi kapilar të Partisë Socialistë të paraqesë kandidaturën e tij përpara socialistëve të Kurbinit.
Kurbini është një zonë e vështirë për socialistët, dhe rreshtimi i zotit Ivani me kandidaturat e tjera për kreun e kësaj dege të PS-së, është një sinjal i fortë i vullnetit të tij për t’u përkushtuar edhe më shumë si lojtar kyç në objektivat dhe vizionin e Partisë Socialiste për Kurbinin.
“Ështe privilegj i veçantë te paraqisja platformen time si kandidat për kryetar të Partisë Socialiste Kurbin. Një gjë është e sigurtë: Në këtë garë jemi të gjithë fitues!🌹” – shprehet Z. Ivani në faqen e tij zyrtare.