5 Profesionet më të paguara gjatë sezonit turistik në Lezhë

395
©shutterstock,©shutterstock

Plazhi i Shëngjinit u bë vitet e fundit një nga destinacionet me popullore për pushuesit nga Kosova, për shkak të afërsisë vetëm dy orë larg me detin nëpërmjet rrugës së Kombit.

Edhe pse ky sezon turistik, i papërmbyllur ende, duket se nuk është në të njëjtin trend me atë pararendës, është e mundur megjithatë të nxirren disa konkluzione.

Në këtë artikull do të shohim sesi preferencat e turistëve kosovarë për bukë, pishinë, dhe telenovela formësojnë pemën e profesioneve më të paguara në sezon.

Lista e profesioneve, nëse profesione mund të quhet, diktohet nga disa faktorë, oferta turistike e para dhe emigracioni i dyti i cili ndikon burimet njerëzore ndjeshëm e për rrjedhojë edhe pagat.

Picieri

©shutterstock

Picieri është një nga profesionet e paguara në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Në muajt qershor, korrik dhe gusht një të tillë nuk e gjen më pak se 1500 euro rrogë. Në jug kushton edhe më shumë., shkruan monitor.al

Marius D. i cili këtë vit po punon në Shëngjin pohon se dy vitet e fundit rroga e tij është rritur së paku me 30%.

“Aktualisht që po flasim kam rreth 6 oferta për punë. Rroga po rritet nga sezoni në sezon. Nuk ja vlen as të emigrosh” tha ai.

Vitet e fundit turizmi ka nxitur shërbimet fast- food sidomos picat. Ky është një nga produktet më të konsumuara në vendin tonë, ndaj profesioni i picierit dhe kuzhinierit është mjaft i kërkuar, sidomos në kohën e plazhit dhe rrogat janë mjaft të larta.

Hidraulik

©shutterstock

Kërkesa e vazhdueshme për mirëmbajtjen e pajisjeve bazike hidro-sanitare, të cilat këto të fundit janë edhe elementët jetikë të domosdoshëm të çdo banese, ka bërë që hidraulikët, të gjendur me pakicë fare, të jenë në kërkesë shumë të lartë. Madje disa pronarë hotelesh i mbajnë me rrogë bazë vetëm që të mos rrezikojnë t’u vonohet shërbimi atëherë kur problemet ndodhin.

Një çift nga Kosova erdhën në hotelin tim dhe kaluan 12 ditë aty, e në asnjërën prej këtyre ditëve ata nuk hynë në ujin e detit. Për 12 ditë me radhë ata përdorën pishinën e hotelit., shprehet Geron L. (menaxher resorti)

Teknik kondicioneri

©shutterstock

Këtu nuk të fal askush. Me temperaturat apokaliptike të kësaj stine, askush nuk mund të pushojë i qetë në banesë pa patur temperaturën optimale, dhe çdo banesë ka të paktën një kondicioner.

Teknik kabllori

©shutterstock

Është e çuditshme, por për turistët kosovarë veçanërisht prania e një TV me kanale për lajme dhe telenovela është një kusht i panegociueshëm për hyrjen ku do të qëndrojnë gjatë pushimeve.

Bukë pjekës

©shutterstock

Me bukën fillon e gjitha. Çdo vakt. Konsumi i bukës gjatë sezonit turistik në Lezhë shkon deri në 600% në krahasim me atë të ditëve të zakonshme. Ajo është e rrënjosur thellë në psikologjinë dhe kuzhinën tonë.

Ka edhe nga ata që bukën nuk tradhëtojnë as kur hanë pilaf.– shprehet Qazim L., shitës