3 Vite Kryebashkiak i Lezhës, si e vlerësoni Pjerin Ndreun në krye të punëve të qytetit

572

14 Gusht 2019. Kryetari i Këshillit i sapozgjedhur me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit Bashkiak mban në duar Kushtetutën dhe shiritin dyngjyrësh kuqezi që ia kalon diagonal në trup Kryetarit të Bashkisë, menjëherë pasi ai betohet.

14 Gusht 2022. Pjerin Ndreu, Kryetari i Bashkisë Lezhë, tashmë në prag elektoral, e me shumë mundësi kandidati i Socialistëve për Bashkinë e Lezhë 2023-2027, ka bërë një bilanc të këtij 3 vjeçari në krye të punëve të qytetit, të cilin e ka ndarë në faqen e tij zyrtare.

Përpara se të publikojmë statusin e Ndreut, është e udhës që t’i kërkojmë lexuesit, që më qytetari dhe respekt të shprehë mendimin e tij në lidhje me këtë 3 vjeçar të Ndreut në krye të punëve të Lezhës.

Statusi i Ndreut:

Si sot 3 vite me pare filluam sfiden e drejtimit te Bashkise Lezhe!

Jane vite te nje pune intensive, perkushtimi maksimal, komunikimi te perditshem me problematika te shumta te cilat na bene me te qarte per misionin qe morem persiper!
Jane vite te ecjes se veshtire ne nje ekuliber te brishte ku na u desh te perballemi me nje katrahure strukturore, me termet, pandemi dhe se fundi me krizen ekonomike boterore!
Ka plot gjera qe duhen bere, por puna jone nuk ka reshtur asnje dite ne sherbim te qytetareve! Ndryshimet jane te dukshme, por jo te mjaftueshme!

Zhvillimi i Lezhes do vazhdoje me ritme te larta sepse ai qytet me ate komunitet dinjitoz meriton me shume.

Kaluam mes perkrahjes se shume njerezve pa te cilen nuk do ja dilnim, me perkushtimin e nje stafi ne Bashki qe dha shpirtin nga punetori me i thjeshte deri te drejtoret dhe drejtuesit, por nuk munguan edhe xhelozet, njerezit e helmuar me mllef qe na ndejten si çekan mbi koke, por qe na bene me te forte!

Ne do vazhdojme te besojme te ndryshimi i vrullshem dhe puna ne sherbim te qytetareve do vazhdoje, sepse ne ADN tone eshte puna, perkushtimi dhe ecja para per te mos u ndalur!

Faleminderit per gjithe njerezit e mrekullueshem lezhjane, per motivin qe na japin per te bere ate qe as se kishin imagjinuar kohe me pare! Besimi ndaj nesh eshte garanci per dite me te mira te familjeve tuaja!

Statusi i deputetit Ndreca:

Plot tre vite behen sot nga dita kur Bashkia Lezhe mori nje rruge krejt tjeter nga ajo e meparshmja! Shume folen e sterfolen per zgjedhjet, por nuk u desh shume kohe te kalonte dhe te gjithe ato qe nuk dolen te votonin apo te kapur peng nga politika e qe nuk linin gje pa thene, filluan te strukeshin e fjala tu ngecte. Kjo erdhi si pasoje e implementimit te nje modeli krejt tjeter ne Bashki.

Institucioni u kthye ne normalitet, llafet i lane vendin punes, ahengu i administrates u zevendesua me seriozitet, oret e bredhjes neper kafe u kthyen ne ore sherbimi ndaj qytetareve. Si pasoje e ketyre shume shpejt Lezhes dhe njesive administrative, te mbuluara nga pluhuri i braktisjes, filloi t’u ndryshonte fytyra.

Njesite e pastrimit filluan tashme te gumezhinin qe heret pa zbardh dita, kanalet vaditese e kulluese po hapeshin e pastroheshin, rruge te tera po shtroheshin e mirembaheshin, sherbimet po funksiononin siç duhej, territori po pastrohej i gjithi. Sikur te mos mjaftonte kjo, termeti e pandemia krijuan veshtiresi qe nuk ishin pare asnjehere, por adminiatrata e Bashkise arriti ti perballonte me sukses, duke sfiduar friken e lodhjen e duke harruar familjen e gjumin.

Arritjet filluan te shtoheshin me projekte, qe gjeten zbatim te shpejte nga njeri cep i Lezhes ne tjetrin, me lagje te tera te asfaltuara, ujesjelles, ura, shetitore, rehabilitim i pallateve te vjetra e sa e sa vepra te tjera, ku vlen te permendet mbi te gjitha kthimi i bregdetit te Lezhes ne destinacionin e kerkuar nga turistet vendas e te huaj fale pastertise e sherbimit te ofruar nga Bashkia Lezhe.

Gjithsesi miq ju e shihni çdo dite vete ndryshimin e Lezhes sot me ate para tre vitesh, por ndjeva detyrim t’i permend keto arritje per t’i thene kujtdo, edhe me skeptikut apo atyre qe flamuri i partise akoma nuk i lejon te shohin si duhet, se modeli i pas 2019 eshte ai qe i mungonte prej vitesh Lezhes. Partite ti mbajme e ti duam te gjithe, por pertej tyre ne na duhet Lezha e bukur, e paster e qe zhvillohet çdo dite. Per hir te partise nuk mund te mohojme Lezhen tone.

Qe punet te behen nuk mjafton fjala por duhet t’u qendrosh ne krye ne çdo kohe, duhet vullnet, perkushtim, ndjeshmeri e sakrifice. Pra duhet njeriu qe i misheron keto cilesi e sot me shume se kurre, tek shoh Lezhen shume me te bukur, nuk ngurroj te them qe Pjerin Ndreu mbart mbi vete te gjitha keto cilesi.

Krenar qe kemi kete model sot ne Lezhe, qe perfaqeson denjesisht edhe vizionin e Qeverise Shqiptare dhe jam i bindur se sebashku, qeveri e bashki, do bejne edhe shume vepra te bukura ne Lezhen tone te dashtun.