2 Marsi i vitit 2023 në Lezhë ishte ndryshe. Përkujtimi i ngjarjes më të madhe historike dhe politike të ndodhur në tokat e Arbërit është një akt thellësisht shqiptar dhe motiv krenarie.
Sheshi Skenderbeg në qendër të qytetit gëlonte sot nga gjallëria e veshur me ngjyrat e traditës dhe flamurit shqiptar.
Personalitete nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, iu bashkuan kremtimit të kësaj feste në Lezhë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Ndreu, rikthesoi edhe njëherë se do t’i shkojë deri në fund zotimit të tij për ta shpallur 2 Marsin festë kombëtare.

Nuk ishin vetëm aktivitetet e sotme që e bënë këtë 2 Mars ndryshe, por edhe spektakli i pashoq që u rezervua për mbrëmjen e djeshme, me simbolin e Kuvendit të Princave, Katedralen e Shën Nikollit, vendvarrimi i Gjergj Kastriotit, ku e gjithë sipërfaqja dhe kubatura e tij u mbulua kryekrejet me ngjyrat dhe me imazhet që t’i përcillnin shqisat në një udhëtim virtual në zemër të historisë. Kurrë më i gjallë se mbrëmë nuk është dukur ai vend.
Le të kthehemi pak tek ideja e 2 Marsit si Festë Kombëtare…
Pse po i mëshohet kësaj ideje, çfarë të mire sjell kjo për lezhjanët, dhe pse duhet t’u interesojë?
A po bëhet kjo thjesht për lojë politike apo ka diçka që shkon më thellë?
Nëse i bëjmë detyrat e shtëpisë me kujdes, do të shohim se nisma e Ndreut për 2 Marsin nuk është aspak sa për ushqimin politik të stinës, por shkon ca si më thellë:
Festimi i unitetit: Nëse 2 Marsi shpallet një ditë kombëtare për unitetin e një vendi, do t’u jepte njerëzve një arsye për t’u bashkuar dhe për të festuar lidhjet që i bashkojnë duke i lënë mënjanë dasitë. Kjo mund të krijojë një ndjenjë komuniteti dhe krenarie kombëtare ne epiqendë në qytetin e Lezhës.
Nxitja e turizmit: Nëse qyteti njihet për festimin e ditës së unitetit kombëtar, do të thotë se ajo do të shënohet në çdo kalendar, në çdo guidë turistike, në çdo agjensi apo platformë udhëtimi apo turistike, dhe sigurisht kjo mund të tërheqë më shumë turistë që janë të interesuar për ngjarjet dhe festimet kulturore. Kjo mund të nxisë ekonominë lokale duke sjellë më shumë vizitorë në qytet, afërmendsh.
Promovimi i diversitetit: Festimi i ditës së unitetit kombëtar mund të nxisë gjithashtu diversitetin dhe gjithëpërfshirjen në qytet. Mund të jetë një mundësi për të nxjerrë në pah kulturat, traditat dhe historitë e ndryshme që e bëjnë qytetin unik.
Nxitja e patriotizmit të sinqertë: Dita e unitetit kombëtar mund të ndihmojë gjithashtu në nxitjen e ndjenjës së patriotizmit dhe dashurisë për vendin tek qytetarët e tij. Kjo mund të frymëzojë njerëzit që të punojnë së bashku drejt përmirësimit të qytetit dhe vendit të tyre.
Implikimet politike: Lobimi për një ditë të unitetit kombëtar mund të ketë gjithashtu implikime politike. Në varësi të vendit dhe klimës së tij politike, ajo mund të shihet si një mënyrë për të bashkuar njerëzit ose si një mënyrë për të çuar përpara një axhendë të caktuar politike të përafrimit me njëri tjetrin të të gjithë kombit shqiptar.