1200 protestues nisen nga Lezha/ Deputetja Metaliaj thërret lezhjanët të mbrojnë demokracinë

293

Në një video të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj shfaqet e shoqëruar me të rinj në një video ku ajo i ka ftuar lezhjanët të marrin pjesë në protestën e 11 Shkurtit në Tiranë.


Ditën e sotme, sërish përmes një videoje Metaliaj e ka përsëritur thirrjen e saj si dhe ka pohuar se nga Lezha janë nisur 1200 protestues.

Ditën e sotme me 11 Shkurt, Partia Demokratike e Shqipërisë i ka thirrur të gjithë shqiptarët në protestë në lidhje me skandalin McGonigal. Një çështje me të cilën aktualisht po merret një prej institucioneve me të sofistikuara të planetit, FBI, nga sot ka edhe mbështetjen e PD-së.