Themeluesi dhe mendja mjeshtërore prapa të tejfamshmit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga, ose ndryshe Altini i Mrizit, ka publikuar një status pak minuta mëparë nëpërmjet të cilit ai ka bërë një paralelizëm që vë në pah një realitet sa asburd po aq edhe trishtues të punëve në Shqipëri.
Statusi:
Malinori nga fshati Mushtisht 24 vjeç, dukej si një Justin Timberlake apo Bieber por me profesion ishte çoban!
Ju ku do e shihnit më mirë Malinorin, në një fabrikë intensive në USA ku do i dukej vetja mizë pa rëndësi, në ndërtim duke punuar llaç e beton në Europë apo i lirë nëpër fusha me delet e tija super të bukura?
Në Shqipëri megjithëse profesioni i cobanit sot është fitimpruprës të rinjt nuk e praktikojnë sepse nuk mund të gjejnë nuse!!
Preferojnë qe djemt tonë të kenë një punë në industri, apo edhe profesione të paligjshme por çoban jo është turp?!