Zbulohet lista socialiste e Lezhës për 25 Prillin, 90% emra të rinj

Partia Socialiste e Shqipërisë u ka kërkuar përfaqësive të saj nëpër qarqe të dorëzojnë në selinë qëndrore listat paraprake me emrat e kandidatëve për 25 Prillin.

Bashkë me emrat e listës, mësohet se kryesia e socialistëve të Lezhës ka dorëzuar edhe dokumentet bashkëngjitur me dorëheqjet nga detyrat aktuale të emrave të propozuar.

Konkretisht, Kryetari i Këshillit të Qarkut Dr. Eduard Ndreca, është dorëhequr ditën e sotme nga detyra e Këshilltarit të PS-së në Këshillin Bashkiak duke krijuar kështu dy vakanca njëherësh, atë në Këshillin Bashkiak, dhe atë të Kryetarit të Qarkut.

Ndërkaq, gjithmonë nga burime konfidenciale, por të pakonfirmuara, emrat e kandidatëve në garën e 25 Prillit të Socialistëve të Lezhës janë:

  1. Lindita Nikolla (Konfirmim)
  2. Eduard Ndreca (Risi)
  3. Shpresa Marnoj (Risi)
  4. Gentian Malotaj (Risi)
  5. Benard Palaj (Risi)
  6. Lina Guri (Risi)
  7. Gjon Ndoci (Risi)

Nuk mund të kalojë pa u vënë re fakti se lista është thuajse e gjitha, me përjashtim të zonjë Nikolla, e cila konfirmohet, me emra të rinj që i janë afruar Partisë Socialiste dhe kanë shprehur vullnetin të bëhen përfaqësues me siglën e saj.