Të rinjtë lezhjanë gati për duelin e madh, që përcakton të ardhmen…

Grupmoshat e Besëlidhjes kanë vite që ndodhen në Kategorinë e Parë dhe tashmë kanë një shans të artë për të tentuar Superligën!

Ditën e merkure në orën 19:00 në Kompleksi Sportiv Kamëz do të luhet një perballje
Play – Off që do përcaktojë cili ekip do të dalë në Superligë:

U19 BESËLIDHJA – FOOTBAL REPUBLIC

Ekipi i grupmoshave të Lezhës drejtohet nga tranjeri Alban Bruka i cili është i njohur në trajningun e qytetit të Lezhës ku pas suksesit historik që pati me ekipin e Shenkollit në bashkpunim me Presidentin Djala duke e çuar deri në Kategorine e Parë ai ka bëre gjithashtu një punë të jashtëzakonshme edhe me Beselidhjen ku pak vite më parë arriti ta dërgonte në Gjysem – Finalen e Kupes së Shqipërisë ku u eleminua perballe Tiranes ndersa Football Replublic janë nje akademi mjaft e investuar si ne terrene sportive ku kane tashme nje Kompleks gjigand te tyre po ashtu dhe ne aspektin organizativ ku peshen me te madhe ne menaxhinin e saj e ka ish tranjeri i Kombëtares U19 Redi Jupi!

Lezhjanët shpresojnë që të jetë ndeshja e tyre në kete perballje qe do vendosë dhe ekipin qe kalon në Superlige!