Rritja e rasteve me Covid19 në Lezhë, Albmedica ofron paketën e plotë me 30% zbritje

Një studim i publikuar ditën e sotme nga mediat me reputacion të lartë në botë, dhe nga revistat shkencore u zbulua se:

Pas studimit të mushkërive të pacientëve që nuk ia dolën dot ta fitonin betejën me Covid19, u kuptua se:

“COVID-19 nuk është thjesht një sëmundje e shkaktuar nga vdekja e qelizave të infektuara prej virusit, por ka të ngjarë të jetë pasojë e këtyre qelizave anormale që vazhdojnë për periudha të gjata brenda mushkërive”, tha Mauro Giacca, një profesor në King’s College London i cili bashkë-drejtoi punën.”

Pra e thënë me fjalë të tjera, tek ata që e kanë kaluar tashmë kovidin, tek ata që po e kalojnë, dhe tek ata që do ta kalojnë, do të ketë procese të ‘mistershme’ biologjike që do të vijojnë të ndodhin në mushkëritë e tyre.

E dimë tashmë, se këtë sëmundje disa pacientë e kalojnë fare thjeshtë, pa simptoma, madje edhe pa e ditur se e kanë, ndërsa disa të tjerë kalojnë javë të tëra të intubuar duke shpresuar t’ia dalin deri në frymë të fundit.

Pra e gjitha varet nga mënyra sesi organizmi ynë përballet me të, dhe për këtë arsye, duke parë valën e dytë goditëse, dhe rastet gjithnjë e në rritje, si në Lezhë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë, klinika Albmedica ka krijuar një paketë ekzaminuese që ka për synim pikërisht këtë:

Të kuptojmë sa i fortë do të jetë organizmi ynë për t’u përballuar me një infektim të mundshëm nesër, dhe çfarë rekomandimesh duhet të ndjekim sot, që ta fitojmë me qetësi psikologjike betejën me kovidin nesër.

Ne duam që askush prej lexuesve tanë të mos preket nga kjo sëmundje, dhe urojmë shërim sa më të shpejtë e pa asnjë pasojë për ata që janë prekur dhe për ata që e kanë kapërcyer tashmë betëjen me këtë sëmundje.

Thirrja jonë është vetëm ndërgjegjësuese dhe mbështetet mbi një parim të thjeshtë të mjekësisë:

“Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh.”

Me 140 mijë lekë të investuara sot në diagnostikim, mund t’ju kursejnë mbi 1 mijë euro nesër në kurim.