Pfizer jep lajmin e madh, bursa prek qiellin…

The Independent, Reuters, Allgemeine Zeitung, Washington Post, New York Times, Ansa e të tjerat më të mëdha të botës së lajmit shprehen se sot është një ditë e madhe, e fitores së shkencës dhe njerëzimit.

Me anë të dy dozave të njëpasnjëshme, kompania farmaceutike gjermane Pfizer në bashkëpunim me BioNTech kanë konfirmuar, se pacientët u shëruan nga Covid19 në 90% të rasteve.

Janë dashur më pak se 3 minuta përpara se lajmi të shpërndahej me shpejtësi në të gjithë botën dhe kjo e bëri grafikun e bursës së tregjeve të shkonte në qiell. Ndërsa tituj e kompanisë Pfizer, në po atë hark kohor u rritën me +15%. Afërmendsh, të gjithë duan t’i bashkohen fituesit.

Nga ana tjetër, ky është një lajm i madh dhe i shumëpritur pasi prodhimi i vaksinës do të fillojë në fund të vitit aktual dhe kjo do të thotë se një mbyllje e dytë, kyçje e zyrave, bizneseve porteve dhe aeroporteve do të ketë gjasa shumë herë më të vogla të ndodhë.

Sot, bota nis rrugën e shërimit.