Përplasen 3 automjete në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 të plagosur…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin ku kanë mbetur të plagosur 2 persona. Gazetari i “BalkanWeb” Elidon Ndreka raportoi se tre automjete janë përfshirë në aksident dhe janë plagosur dy drejtues, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Momentalisht gjendja e të dëmtuarve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Pritet që brenda pak çastesh të dalë edhe njoftimi zyrtari DVP Lezhë ku do të bëhen të ditura edhe informacione më të detajuara në lidhje me automjetet e përfshira dhe drejtuesit e tyre.