“O Zot, më duhet të iki”/ Momenti kur raketa izraelite qëllon ndërtesën gjatë raportimit live të gazetares

Gazetarja e “Al Jazeera”, Youmna Al Sayed po raportonte live nga një ndërtesë në Gaza, kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë përballë saj. Gazetarja po raportonte në lidhje me ngjarjet e fundit në Gaza, ndërsa avionët luftarakë hodhën dy bomba në një ndërtesë, në të cilën ndodheshin biznese të ndryshme.

“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht strehon zyra mediatike.”,-tha gazetarja.

Ndërsa Sayed u përpoq të shqiptonte fjalinë e saj të radhës bombat goditën ndërtesën, duke shkaktuar një tingull të fortë. Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres” dhe ajo iku. Të paktën 83 persona janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën.