Një shkollë në Lezhë ku nxënësit përtojnë të kthehen në shtëpi

Ekziston një rrëfenjë e vjetër kineze e cila thotë se pyetja e vetme në një fletë të lashtë të Provimit Perandorak ishte: “Çfarë dini të bëni?”

Kandidati që jepte përgjigjen më të gjatë fitonte punën. Kur nisëm të shkruanin këtë artikull për shkollat, nxënësit dhe prindërit, u ndjemë disi kështu.

Sepse arsimi është një fushë kaq e gjerë, dhe askush nuk di gjithçka.

Teksa sheh ata që shkojnë në shkollë ditën e parë na sjell një vrull emocionesh. Ju shpresoni që edhe ata, ashtu siç ishe ti, të jenë të ngazëllyer për të mësuar, të bëjnë miq të mirë dhe të jenë të lumtur dhe të frymëzuar në shkollë.

Në të njëjtën kohë, ti ndoshta përjeton edhe një ankth pozitiv. Shkolla do të sjellë një grup krejt të ri marrëdhëniesh dhe shoqërie. Si do t’u përshtaten fëmijët tuaj mësuesve të tyre? A do ta shohë shkolla atë që është e veçantë tek fëmija yt? Po tek fëmijët e tjerë? A do të rritet fëmija juaj i aftë që t’i kapërcejë vetë pengesat e reja shoqërore apo do t’i shkelë normat e saj?

Ndërsa fëmija yt shkon në shkollë në atë ditë të parë, nuk është çudi të ndieni një si të kapur në fyt. Ti mendon se gjërat nuk do të jenë kurrë të njëjtat. Dhe ke të drejtë.

Prindërit gjithmonë janë shqetësuar për lënien e fëmijëve të tyre në dorën e mësuesve, por këto ditë ata kanë edhe më shumë frikë për shkollën. Shumë janë të irrituar për atë që po ndodh në arsim. Ata shqetësohen se ka shumë testime dhe stres në shkollë. Ata mendojnë se programi mësimor është bërë shumë i thatë për shkak të shkurtimeve në programe të rëndësishme në arte, sporte dhe aktivitete në natyrë. Ata janë të shqetësuar se fëmijët e tyre nuk trajtohen si individë të veçantë dhe se shkollat ​​nuk po arrijnë të kultivojnë kuriozitetin, kreativitetin dhe talentet e tyre personale.

Ekzistojnë tre terma kyç, të cilët do të vazhdojnë të shfaqen gjithmonë: nxënia, edukimi dhe shkollimi.

  1. Nxënia është marrja e aftësive dhe kuptimi i gjërave të reja.
  2. Edukimi është një program i organizuar i nxënies.
  3. Shkolla është një komunitet i nxënësve.

Fëmijët duan të mësojnë; ata jo gjithmonë e shijojnë arsimin dhe disa kanë probleme të mëdha me shkollën. Pse ndodh ajo?

Të mësuarit është gjëja më e natyrshme për fëmijët. Bebet e vogla mësojnë me një ritëm të mrekullueshëm. Marrim gjuhën. Gjatë njëzet e katër muajve të tyre të parë, ata kalojnë nga të qenët të paartikuluar mes të qarave dhe gurgullimave në të qenit në gjendje të flasin. Është një arritje e jashtëzakonshme dhe askush, duke të përfshirë edhe ty, nuk e “mëson” fëmijën tënd se si ta bëjë këtë. Ju nuk bëni sepse nuk mundeni edhe po të doni. Të mësosh të flasësh është tepër e komplikuar.

Si mësojnë të flasin bebet? Ata kanë një aftësi natyrore për këtë dhe u pëlqen të mësojnë.

Si e bëjnë ata? Duke dëgjuar dhe duke kopjuar juve dhe të tjerët përreth tyre. Ju i inkurajoni ata me buzëqeshjet dhe kënaqësinë tuaj, dhe ata ju inkurajojnë me të tyret. Ata mësojnë të flasin sepse dëshirojnë dhe munden. Ndërsa kalojnë jetën, ata do të marrin të gjitha llojet e aftësive dhe njohurive të tjera vetëm për dashurinë… ”

Fëmijët, janë të krijuar bukur, nga natyra, për ta drejtuar arsimimin e tyre. Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, fëmijët edukuan veten përmes vëzhgimit, eksplorimit, pyetjeve, lojës dhe pjesëmarrjes. Këto instinkte edukative ende funksionojnë bukur për fëmijët të cilëve u sigurohen kushte që i lejojnë ata të lulëzojnë.

Shkolla pra, është çdo bashkësi njerëzish që bashkohen për të mësuar me dhe nga njëri-tjetri.

Për mbi tridhjetë vjet, qeveritë kudo kanë derdhur burime në përpjekjet për të reformuar arsimin dhe për të rritur standardet në shkolla. Motivet e tyre janë kryesisht ekonomike. Ndërsa teknologjitë dixhitale në veçanti kanë transformuar tregtinë ndërkombëtare dhe punësimin, politikëbërësit kanë njohur që standardet e larta në sistemet arsimore janë jetike për prosperitetin dhe konkurrencën kombëtare. Ata nuk e kanë gabim në lidhje me këtë. Problemet për ju dhe fëmijët tuaj qëndrojnë në strategjitë që ata kanë miratuar për të “përmirësuar” arsimin.

Në shumë vende, ekzistojnë katër ato kryesore: disiplinat STEM, testimi dhe konkurrenca, akademizmi, diversiteti dhe zgjedhja.

Si prind, ju doni që fëmijët tuaj të dalin mirë në shkollë, të gjejnë një punë të mirë që i përshtatet talenteve të tyre dhe i ndihmon ata të bëhen të sigurt financiarisht. Qeveritë duan diçka të ngjashme për vendin, por ata nuk po mendojnë veçanërisht për fëmijën tuaj.

Ata po mendojnë për fuqinë punëtore si një e tërë dhe për çështje më të mëdha si produkti kombëtar bruto. Si pasojë, ata kanë vënë një theks të veçantë në disiplinat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) në shkolla në bindjen e qartë se vetëm këto janë më të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe konkurrencën. Argumenti i tyre është se ekonomitë moderne drejtohen kryesisht nga inovacioni në këto disiplina dhe ka punë të mira që duhen pasur nga ata me kualifikimet e duhura.

Por diçka ka filluar të ndryshojë nëpër botë, në shumë shkolla në vende të zhvilluara, ato nuk po i ngulfasin nxënësit të rrinë 5 orë nëpër banka, duke u marrë kryesisht me ekuacione dhe teori, por po i japin barabar hapësir arteve dhe zhvillimit të potencialit të plot të njeriut.

Një qasje e mirë në arsim ndaj nxënësve, duhet të bazohet siç në qasjen e agrikulturës ndaj bimës, duke mos e tërhequr atë vazhdimisht të rritet, por duke krijuar parakushtet e tokës që ajo të lulëzojë.

Drejtori i Shkollës z. Hasan Muça

Konkretisht në Lezhë, për çudi në fakt, u ndeshëm me një shkollë ku aftësia e lindur e fëmijëve për ta orientuar veten drejt të nxënit po jep fryte të bukura.

Në shkollën e Mesme të Bashkuar “Gjovalin Gjadri” është e pamundur të futesh në oborr pa pritur që të rrotullohet vargu i nxënësve në orën e vallëzimit, anash sheh nxënës të tjerë që lyejnë drunjtë me thënie frymëzuese, pak më tutje, janë ata që përballen me njëri tjetrin në lojra sfiduese.

Shkolla “Gjovalin Gjadri” në brendësinë e saj është sinonim i gjallërisë, një ambjent ku nuk bëhet vetëm matematikë, e që mendjet e nxënësve nuk mbushen deri në torturë me teori pa fund, por me nxënës që duhet të lëvizin për të mësuar, nxënës që nuk mësojnë vetëm duke dëgjuar ulur në bankë, por që lëvizin trupin për të kërcyer, organizojnë teatro të vogla dramatike, recitojnë, duartrokasin, pikturojnë, qepin, dhe hedhin valle popullore.

Shumë shkolla nëpër botë, të cilat i ngjajnë Lezhës për nga gjeografia, u mësojnë nxënësve aftësi specifike, siç ndodh te “Gjovalin Gjadri”. Në Japoni u mësojnë admirimin për natyrën. Në Bashkiria u mësojnë bletarinë. Në Izrael sigurinë kibernetike. Në Armeni valle popullore. Në Australi kurrikulumi ka edhe mësimin e surfit.

Pra duke para nxënësit e shkollës Gjovalin Gjadri teksa hedhin valle popullore me aq dëshirë, të vjen në mendje se çfarë i pengon këta të mos mësojnë surf në Tale, peshkim në Shëngjin, bletari në Velë…

E ardhmja e arsimit po shtrihet drejt këtij modeli, dhe shkolla “Gjovalin Gjadri” është njëra prej tyre. Aty fëmijët nuk mbyten me ekuacione, por u mësohet si të jenë të lumtur, t’i shijojnë vitet e shkollimit, ta shohin botën me kureshti, dhe të bëhen të zotët e vetes.