Një paralelizëm i bukur…

Rita Levi-Montalcini 22 Prill 1909 – 30 Dhjetor 2012) ishte një Laureate Italiane Nobel, e nderuar për punën e saj në neurobiologji. Ajo u vlerësua me Çmimin Nobel në 1986 në Fiziologji ose Mjekësi së bashku me kolegun Stanley Cohen për zbulimin e faktorit të rritjes nervore (NGF). Nga viti 2001(92 vjeçe) deri në vdekjen e saj (103 vjeçe), ajo shërbeu gjithashtu në Senatin Italian si Senatore e Përjetshme. Ky nderim iu dha për shkak të kontributeve të saj të rëndësishme shkencore. Më 22 Prill 2009, ajo u bë laureatja e parë Nobel që arriti moshën 100 vjeç, dhe ngjarja u celebruar me një festë të madhe në Bashkinë e Romës.

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë shqiptare në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Bozo i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989. Përgjatë gjithë karrierës së saj Luljeta ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin profesor.

Ende sot ajo e vazhdon mësimdhënien pranë Universitetit POLIS. Që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës(AAAS). Në vitin 2002, u përfshi nga International Biographical Centre në Cambridgeshire, ne botimin e 3-te (The International Who’s Who of Women 2002, si një nga gratë shkencëtare më të mira të vitit.)

Nëpërmjet ekspertizës dhe njohurive të saja të thelluara Luljeta u soll në vëmendjen e gjerë publike përgjatë zhvillimeve që pasuan tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, i cili u cilësua si tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin 40 vitet e fundit.

Fushat e saj të interesit janë: Gjeomjedis, Gjeoteknike, Inxhinieri themelesh, Mekanikë dherash, Gjeologji inxhinierike, Edukim mjedisor, Mekanika e shkëmbit, Dinamika e dherave.