Mirditë/ Nxënësit e shkollës “Shën Jozefi Punëtor” bënë sot një gjest fisnik dhe sensibilizues

Mirditë, nxënësit e Shkollës “Shën Jozefi Punëtor” homazh për familjen nga Kosova, që u shua në aksident si edhe sensibilizim për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Rruga e Kombit është një ndër rruget më problematike për sa i përket ndodhjes së aksidenteve rrugore me pasoja fatale. Ngjarja më e fundit u shënua me 14 janar, në segmentin Rrubik-Rrëshen, ku humben jetën 4 shtetas kosovare, mes tyre 2 fëmijë.

Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen organizoi sot një marshim sensibilizues për të parandaluar aksidentet automobilistike dhe për të mbrojtur jeten.
Senatorët e klasave nën drejtimin e koordinatores Daniela Marku, drejtorisë së shkollës si edhe të tjerë marshuan paqësisht me mesazhe të përgatitura nga vetë nxënësit.
Ata ndaluan pikërisht tek vendi ku u shënua aksidenti më i fundit me pasojë 4 jetë të humbura.

Pater Giulio u lut për shpirtrat e personave që kanë humbur jeten në këto aksidente si edhe për mbrojtjen e jetës së të gjithë drejtuesve të automjetve apo përdoruesve të tjerë të rrugës së Kombit dhe jo vetëm.

Me moton “Dashuria Edukon”, moto me të cilen udhëhiqet e gjithë shkolla, nxënësit apeluan që të gjithë ne drejtues automjetesh, pasagjerë apo edhe këmbësorë të edukohemi e ndërgjegjësohemi për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur kështu jeten tonë dhe jeten e të tjerëve.

LINDITA KOKAJ