“Më shumë djathë, me më pak qumësht, thotë Luli”, kryeministri Rama bisedë me biznese dhe banorë në Lezhë

Kryeministri i vendit ka zhvilluar disa takime javës që lamë pas në Lezhë. Ai ka vizituar pikëvendosjen e vaksinimit që po kryhet në këtë qytet, ai ka zhvilluar një takim me shefat e bujtinave të famshme të Lezhës.

“1 diell dhe 5 yje”, e ka emërtuar kryeministri këtë takim, duke iu referuar kështu si Diell, shefes së Trendafilit Mistik Diellës, dhe yjet Fatmir Ndoji i Hyllit te Drites, Fredi i Rapsodise, Altini i Mrizit, Hani Lekes, dhe Alma e Vilës Venento.

Në vijim të angazhimeve të tij kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij edhe një bashkëbisedim të hapur me banorë, biznese, përfaqësues të tyre, sportistë dhe profesionistë.

Pasi shpjegoi skemën e re nëpërmjet të cilës, qeveria do t’ua lehtësojë kthimin e shtepisë në bujtinë për të gjithë ata që kërkojnë të përfitojnë nga fluksi rritës me progresion gjeometrik në Agroturizëm, ai ka sqaruar se nuk do të ketë as ulje dhe as rritje taksash për ata që fitojnë shumë, për biznesin e madh pra, dhe se tashmë ata qe fitojne më pak janë çliruar nga taksat. Një lehtësim i tillë për biznesin e vogël nuk gjendet askund, theksoi Rama.

Gjatë kësaj fushate ne kemi vendosur të mos ndërmarrim asnjë aksion tipik elektoral me premtime të fryra, por do të jemi realist deri në fund sepse ne, ndryshe nga opozita, i kemi librat e llogarive të shtetit në duar, dhe e shohim qartësisht çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është, në ndryshim nga Luli që i ka me hamendësime.

I pyetur nga bashkëbiseduesit se si i sheh ai premtimet e zotit Basha, Rama u përgjigj, duke përdorur mjeshtërisht metaforën, dhe për ta bërë komunikim më ilustrativ e të kuptueshëm për të gjithë, ai tha se:

“Në esencë ajo që thotë Luli është sikur të shkoni të Mrizi dhe t’ju thonë se me më pak qumësht do të bëjmë më shumë djathë. Kjo gjë ndodh vetëm sipas recetave që gatuan Luli, dhe askund tjetër.

Është çun i mirë, por mbetet një komandant i komanduar nga komandantët e tjerë, dhe nuk është çudi pastaj të dëgjojmë premtime apo angazhime të cilat të përkthyera në gjuhë të thjeshtë dalin “më shumë djathë, me më pak qumësht.” Këtë lloj gatimi vetëm Luli di ta bëjë!”, u shpreh kryeministri Rama.